Tyson Fury ka mposhtur bindshëm Deontay Wilderin për t’u bërë kampion i ri bote i peshave të rënda në WBC. Dominimin e plotë e dëshmojnë edhe statistikat e mahnitshme të britanikut.
Ai pati performancë të mrekullueshme në Las Vegas duke detyruar Wilderin, që ishte i pamposhtur në 43 meçet e shkuara, të dorëzohej në raundin e shtatë.
Sipas statistikave të publikuara, Fury fitoi çdo raund, madje bindshëm.
Fury pati më shumë se dyfishin e goditjeve që bëri Wilder.
Për gjashtë raunde, “mbreti i ri” bëri 82 goditje nga 267 tentime. Nga to, 24 ishin goditje direkte e 58 ishin goditje të fuqishme.
Edhe
Fury kampion bote, mposht Wilderin
Wilder në anën tjetër pati vetëm 34 goditje nga 141 tentime. 16 ishin goditje direkte dhe 18 ishin goditje të fuqishme.
Fury me këto statistika ka tejkaluar edhe meçin e parë në të cilin kishte barazuar me amerikanin. 31-vjeçari ka goditur fuqishëm 58 herë për më pak se shtatë raunde Wilderin në meçin e dytë, përderisa në të parin kishte vetëm 38.