Real Madridi është në Paris në finalen e pestë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2014, dhe dëshiron që ta vazhdojë rekordin e vet.
Duke filluar nga edicioni 1997-98, gjiganti spanjoll nuk e ka humbur asnjë nga shtatë finalet në të cilat është paraqitur.
“Ka shumë histori këtu. Jam shumë i lumtur që mund të bëhem pjesë e saj dhe ta shkruajë historinë time në këtë libër”, ka thënë David Alaba para finales që nis të shtunën në orën 21:00.
Reali mban rekordin me 13-të trofe të fituar të Ligës së Kampionëve.
Humbja e fundit e madrilenëve në finale daton në vitin 1981.
Në finalen e Kupës Evropiane në atë vit ishte Liverpooli që fitoi 1:0, ndërsa finalja ishte zhvilluar pikërisht në Paris.
Rimeçi i parë ishte në finalen e vitit 2018, kur madrilenët triumfuan 3:1.
“Kemi shumë eksperiencë në këtë garë”, ka thënë magjistari i mesfushës, Luka Modriq.
“Disa nga lojtarët kanë luajtur në katër finale të Ligës së Kampionëve. Tani jemi të lumtur që jemi në finalen e pestë”, theksoi ai.