Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Madridi shpreson për një tjetër natë magjike në Champions

Real Madridi po shpreson të ofrojë një natë të fundit magjike të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Santiago Bernabeu” në këtë edicion. Pasi konfirmoi eliminimin e Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales dhe kampionit në fuqi, Chelseat, në çerekfinale, në këtë stadium, Real Madridi duhet të përballet me Manchester Cityn për t'u rikthyer në finale për herë të parë që kur e fitoi trofeun e 13-të në Evropë, në vitin 2018. Ndeshja Real Madrid – Manchester City luhet të mërkurën prej orës 21:00.

Reali humbi 4:3 në ndeshjen e parë në Angli. Ndeshja kundër Cityt vjen vetëm katër ditë pasi Reali e festoi titullin e kampionit të La Ligas në stadiumin e famshëm. Klubi nuk kishte fituar titull në “Santiago Bernabeu” për 15 vjet. Titulli i vitit 2020 u sigurua në stadiumin “Alfredo Di Stefano” që ishte bosh për shkak të pandemisë.

Festimet më të rëndësishme në “Santiago Bernabeu” këtë sezon krahas titullit, erdhën gjatë rrugëtimit të ekipit deri në gjysmëfinale të Championsit. Festa e parë ishte kundër PSG-së, kur Reali dukej i eliminuar pasi humbi ndeshjen e parë 1:0 dhe pranoi gol në fillim të duelit të kthimit në Madrid. Megjithatë, madrilenët u rikthyen fuqishëm falë “hat-trickut” të Karim Benzemas në pjesën e dytë. Me një tjetër “hat-trick” nga Benzema, Reali Madridi e fitoi ndeshjen e parë kundër Chelseat, 3:1, në Angli, por në Madrid ishte në disavantazh 3:0 përpara se të konfirmonte kualifikimin në gjysmëfinale për herën e dhjetë nëdymbëdhjetë sezonet e fundit, nëpërmjet vazhdimeve.

Reali avancoi me rezultatin e përgjithshëm 5:4, pavarësisht humbjes 3:2, e cila ishte vetëm e treta në “Santiago Bernabeu” në 22 ndeshje të luajtura në shtëpi në të gjitha garat këtë sezon. Dy humbjet e tjera, erdhën nga Sheriff Tiraspoli (2:1) në kuadër të fazës së grupeve të Championsit dhe nga Barcelona (4:0) në La Liga.

Reali këtë sezon ka 15 fitore, katër barazime dhe tri humbje në këtë stadium, i cili është ende duke u rinovuar, por mirëpriti rikthimin e tifozëve, pasi ekipi luajti sezonin e kaluar në stadium më të vogël.

Edhe Arbeloa thotë se Reali synon fitore edhe në "Etihad" Futboll Arbeloa thotë se Reali synon fitore edhe në "Etihad"

“Unë nuk mendoj se historia mund të luaj rol në këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër prej të parës dhe çdo lojë është unike. City ka një avantazh dhe ne duhet të bëjmë një paraqitje më të mirë se në duelin e parë. Do të jetë shumë e vështirë, por ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të arritur një finale tjetër”, ka thënë Carlo Ancelotti në konferencë, të martën.

Trajneri Ancelotti nuk ka gjasa të llogarisë në mbrojtësin David Alaba për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar në pjesën e parë të ndeshjes në Manchester. Nacho Fernandez pritet ta zëvendësojë atë dhe të luajë së bashku me Eder Militao. Nacho dhe Militao i munguan Realit në duelin e fundit të La Ligas ndaj Espanyolit për shkak të pezullimit. Reali do të jetë edhe pa Eden Hazardin e Gareth Balen ndaj Cityt.

“Ne kemi besim në aftësinë tonë për ta përmbysur rezultatin. Ne nuk ishim në maksimumin tonë në ndeshjen e parë, por gjithsesi arritëm të shënonim tre gola. Ne duhet të luajmë shumë më mirë dhe duhet të sigurohemi se do të kalojmë në finale. Ne kemi cilësinë, karakterin dhe gjithashtu historinë e këtij klubi, i cili ka fituar kaq shumë ndeshje të mëdha. Ne jemi klubi më i dekoruar në Champions dhe kjo luan rolin e vet. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë atje, me mbështetjen e tifozëve tanë”, ka theksuar mesfushori i Realit, Luka Modriq.

Për dallim prej Realit, kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, po përpiqet të arrijë në finalen e dytë rresht të Championsit. Sezonin e shkuar, City në finale u mposht nga Chelsea me rezultatin minimal 1:0. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se synimi i ekipit të tij është ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

“Ne jemi dy skuadra të mira. E pamë këtë javën e shkuar kur luajtëm. Reali është kampion i Spanjës, ndërsa ne po përpiqemi të bëhemi kampionë të Anglisë. Do të jetë një përballje e dy skuadrave shumë të mira dhe besoj se tifozët do të kënaqen me atë që do të tregojmë në fushë”, është shprehur Guardiola. “E thashë një javë më parë se ne duam të fitojmë dhe do të përpiqemi të jemi në një tjetër finale, për të dytin vit radhazi. Por, e duam edhe trofeun. Nuk ka asnjë garanci për këtë dhe e kemi parasysh. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në duelin e dytë, por ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen me 11-shen më të mirë të mundshme”.

Edhe Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma Futboll Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma

Mbrojtësi Kyle Walker do të jetë në dyshim edhe për ndeshjen e kthimit, ndërsa John Stones përfundimisht do të mungojë pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes Guardiola e ka konfirmuar portugezin Joao Cancelo që sipas tij, që është në gjendje të mirë fizike.

“Mendoj se jemi në formë më të mirë se Reali. Po ashtu, kemi ekip më të mirë dhe luajmë shumë më mirë pasi tashmë kemi përvojë në këtë garë. Besoj se jemi të përgatitur mirë për ta fituar edhe ndeshjen e dytë, në mënyrë që të prekim finalen për vitin e dytë rresht. Do të jetë një përplasje e ekipeve që luajnë futboll sulmues dhe ne nuk do të bazohemi të fitorja në ndeshjen e parë, por do të kërkojmë fitoren edhe në ndeshjen e dytë. Të gjithë jemi të gatshëm dhe të emocionuar për ta dhënë më të mirën nga vetja, pasi duam të luajmë në finalen e Parisit”, është shprehur mesfushori i Cityt, Kevin De Bruyne.