Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur të hënën në konferencë për ndeshjen kundër Manchester Cityt në “Etihad” të martën mbrëma.
Ai ka thënë se Reali synon fitore në “Etihad”.
Ndeshja kthyese e një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve ndërmjet Cityt dhe Realit luhet të martën nga ora 21:00.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për vështirësitë dhe kundërshtarin që do të përballemi. Nëse duam të fitojmë, nuk mund të kemi asgjë tjetër në mendje përveçse të luajmë në një nivel shumë të lartë, si në ndeshjen e parë ose edhe më mirë”, ka thënë Arbeloa në konferencë.
Ai ka thënë se Reali nuk do të ndryshoj asgjë nga ndeshja e parë në Madrid.
“Do të paraqitemi njëjtë si në ndeshjen e parë. Nuk kemi asnjë objektiv tjetër përveçse të dalim dhe të fitojmë me të njëjtin përkushtim si në ndeshjen e parë. Edhe më shumë, sepse nuk do të jetë e lehtë. Përulësia dhe ambicia janë ato që duhet të shohim nesër”, është shprehur ai.
Edhe
Dy top-ndeshje të mërkurën mbrëma
Ai ka konfirmuar mungesën e Jude Bellinghamit dhe kthimin e Kylian Mbappes.
“Mbappe është tashmë i gatshëm. Do ta shihni nesër”, është shprehur Arbeloa
Reali javën e kaluar e fitoi 3:0 ndeshjen në Madrid kundër Cityt.