Luka Modriq është afro 39-vjeçar, më i vjetri në skuadrën e Real Madridit. Por për herën e fundit, Reali në një finale të madhe evropiane ishte mposhtur katër vjet para se të lindte futbollisti kroat.
Trajneri i Dortmundit, Edin Terziq, e ka vlerësuar konkurrentin me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve si të jashtëzakonshëm për arritjet e mëdha në Evropë.
Madrilenët i kanë fituar tetë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, që prej edicionit 1992/93.
Të shtunën do të luftojnë për trofeun e 15-të në total.
Në vitin 1998, Reali e kishte mposhtur Juventusin. Në vitin 2000, në finale fitoi ndaj Valencias, ndërsa në vitin 2002, ndaj Bayer Leverkusenit.
“La Decima” u fitua ndaj Atletico Madridit në vitin 2014, njësoj si në vitin 2016, kurse në vitin 2017 e mposhti sërish Juventusin.
Në vitin 2018 e 2022, Reali fitoi kundër Liverpoolit.
Pikërisht nga Liverpooli, Real Madridi ishte mposhtur për herë të fundit në një “finale të Ligës së Kampionëve”, në vitin 1981.