Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Starti më i dobët i Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Barcelona po kalon momente jo të mira në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Klubi nga Katalonja ka startin më të dobët në histori në garat evropiane.

Në dy ndeshje që i ka zhvilluar deri me tani, ka pësuar dy humbje dhe renditet e fundit në grupin E.

U mposht në “Camp Nou” nga Bayern Munichu 3:0 dhe të mërkurën mbrëma humbi edhe nga Benfica po ashtu 3:0.

Në dy ndeshje, Barça nuk e ka shënuar asnjë gol, kurse ka pësuar gjashtë gola.

Kjo është hera e parë në histori që Barcelona nuk ia ka dalë të shënojë në dy ndeshjet e para në garat evropiane.

Ndërkohë është hera e dytë që Barça pëson dy humbje rresht në garat që organizon UEFA.

Edhe Barcelona në pritje të rikuperimit, eliminimi nga Championsi krijon më shumë probleme për Xavin Sport Barcelona në pritje të rikuperimit, eliminimi nga Championsi krijon më shumë probleme për Xavin

Herën e parë dy disfata i kishte në sezonin 1972/73, ku ishte mposhtur nga Porto në raundin e parë dhe ishte eliminuar.

Barcelona është pesë herë kampione e Evropës. Herën e fundit në vitin 2015.