Sport

Stam trajner i ardhshëm i Feyenoordit

Jaap Stam pritet të emërohet trajner i Feyenoordit nga stinori i ardhshëm, kanë raportuar mediumet holandeze të mërkurën.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit do të zëvendësojë Giovanni van Bronckhorstin, transmeton Koha Ditore.

Van Bronckhorst do të largohet në fund të stinorit pas katër viteve në krye të skuadrës nga Rotterdami.

Stam 46-vjeçar është duke drejtuar skuadrën PEC Zwolle, ndërsa më herët ishte trajner i skuadrës angleze Reading, në kategorinë e dytë të Anglisë.