Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stadiumi “Arena Lviv” shndërrohet në kamp refugjatësh

Stadiumi “Arena Lviv” në Ukrainë, është shndërruar në strehimore për refugjatët që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre nga pushtimi rus. Në këtë stadium, tani tre mijë refugjatë mund të gjejnë strehim dhe vend të sigurt për të qëndruar.

“Arena Lviv” ka një kapacitet prej 34.900 ulëseve dhe është shtëpia e skuadrave të futbollit, FC Lviv dhe Rukh Lviv. Qyteti i Lvivit është 90 kilometra larg nga kufiri i Polonisë. Në stadiumin “Arena Lviv” tashmë janë vendosur refugjatë, të cilët synojnë të largohen nga Ukraina.

Legia e Varshavës në Poloni ka sugjeruar gjithashtu që të ketë stadiumin e saj si një qendër për mbledhjen e ndihmave që dërgojnë klubet e tjera, përpara se të transportohen në Lviv.