Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë të vdekur nga bombardimet në Lviv

Është raportuar të hënën për shpërthim në Lviv, ku refugjatët ukrainas kanë udhëtuar për të ikur në kufi me Poloni.

Kryetari i qytetit, Andriy Sadovyi, ka thënë se shtatë persona janë vrarë dhe 11 janë lënduar, përfshirë edhe një fëmijë, shkruan Sky News.

Tri raketa e kanë goditur infrastrukturën ushtarake ukrainase, ku janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Qyteti nuk ka parë asnjë sasi të madhe luftimesh gjatë pushtimit të Rusisë, megjithëse ka pasur një sërë sulmesh ajrore – duke përfshirë një që goditi një objekt të maganizimit të karburantit disa javë më parë.

Lviv është 70 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Artikuj të ngjashëm