Gjithçka është gati në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”, që do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve të shtunën më 29 maj.
Do të jetë duel anglez, me rivalët e Premier Leagues angleze, Manchester Cityn dhe Chelsean, që e kërkojnë trofeun më të çmuar për klube.
16 mijë e 500 tifozë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos. Është vetëm një e treta e kapacitetit të stadiumit “Do Dragao”, që ka 50 mijë ulëse.
Tifozët e të dyja ekipeve tashmë janë në Porto.
Në prag të finales, ata janë mbledhur në qendrën e qytetit të Portos.
Edhe
Skuadrat angleze arrijnë në hotelet e tyre para finales së “Championsit”
Një Kupë e madhe 12-të metra, e ngjashme me atë të Ligës së Kampionëve, është vendosur në sheshin “Avenida dos Aliados”.
Mijëra tifozë synojnë që skuadra e tyre ta ketë atë në duar pas përfundimit të ndeshjes.