Kosova priti gjatë të ketë një stadium që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare. Tash, pas një periudhe të stërzgjatur të renovimit e ka një, por duhet të presë ende për t'iu bërë pranimi teknik dhe për të shuar çdo dilemë rreth pronësisë dhe se kush duhet ta menaxhojë.
Së fundmi, stadiumi i qytetit të Prishtinës, i emërtuar pas rinovimit "Fadil Vokrri", është kthyer në "mollë sherri", shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësaj i ka kontribuar shumëçka, por më së shumti mënyra se si është rinovuar dhe si po menaxhohet.
Stadiumi është pronë e Komunës së Prishtinës, është rinovuar kryesisht me paratë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa menaxhohet përkohësisht nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka akuzuar palët e përfshira së fundi për dy arsye: Federatën pse ka lejuar që derbi i Gjilanit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës të luhet në "Fadil Vokrri", dhe MKRS-së që nuk po i jep fund procesit të pranimit teknik të punimeve në stadium....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)