Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

St. Pauli i dëshiron shërbimet e Fazlijit

Betim Fazliji mund ta mbyllë aventurën te skuadra e tij e fëmijërisë, St. Galleni.

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar të mërkurën se St. Pauli i Bundesligës 2, pjesë e të cilit është edhe Leart Paqarada, është shumë i interesuar për futbollistin e Kosovës.

Fazliji, 23-vjeçar, mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mesfushor defensiv. Ai ka kontratë me St. Gallenin deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ende nuk është bërë e ditur asgjë sa i përket shifrës për të cilën po mendon ta shpenzojë klubi gjerman.

Fazliji që nga fillimi i karrierës së tij ka qenë pjesë e St. Gallenit.

Me skuadrën seniore ka zhvilluar 97 ndeshje në total, ka shënuar pesë gola dhe e ka një asistim.

Ndërkohë me Kosovën është paraqitur në 14-të ndeshje.

Artikuj të ngjashëm