Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliji i shumë pozitave pritet me bujë te St. Pauli

St. Pauli i Bundesligës 2 të Gjermanisë tash e disa javë ishte vënë në kërkim të një futbollisti që luan në disa pozita të fushës.

Dhe një transferim të tillë e ka konfirmuar të premten. Futbollisti që përfaqëson Kosovën, Betim Fazliji, është prezantuar me skuadrën e re dhe lidhja klub - futbollist, që tani ka nisur të jetë shumë e fortë.

Fazliji për një kohë shumë të gjatë ishte pjesë e futbollit të Zvicrës, ndërsa si futbollist është zhvilluar vetëm te një skuadër, St. Galleni.

“Mezi pres që të punoj me Betimin. Ai është ende i ri, por ka pasur paraqitje të mira vazhdimisht në vitet e fundit dhe e ka kaluar tashmë statusin e talentit të ri premtues. Me Betimin ne kemi mundësi të ndryshme në mbrojtje. Ai është njësoj i fortë me topin dhe në ndërhyrje. Një lojtar që na jep më shumë fleksibilitet dhe po ashtu do ta rritë konkurrencën në ekip”, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane, Timo Schultz.

St. Pauli, skuadër me bazë në Hamburg, në edicionin e kaluar deri në fund ishte në garë për t’u promovuar në Bundesligën gjermane. Te kjo skuadër është edhe Leart Paqarada, futbollisti tjetër nga Kosova.

Edhe Fazliji kthehet te St. Galleni Sport Fazliji kthehet te St. Galleni

Me fjalë të mëdha për Fazlijin 23-vjeçar është shprehur edhe drejtori sportiv i St. Paulit, që edhe tani synim e ka rikthimin në Bundesligë pas një kohe të gjatë.

“Betimi i plotëson të gjitha kërkesat e profilit të një lojtari për ne. Ai mund të luajë në disa pozita të ndryshme në sistemin me katër mbrojtës, ndërsa ndihet rehat edhe kur luan në pozitën e mesfushorit defensiv. Ai është përmirësuar shumë në vitet e fundit dhe ka marrë eksperiencën e duhur në nivele të larta. Jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta bindim atë dhe të na bashkohen rrugët. Jemi të bindur se ai do t’i bëjë hapat e radhës në zhvillimin e tij me ne”, është shprehur drejtori sportiv Andreas Bornemann.

Fazliji, i cili ka nënshtetësi të Kosovës dhe të Zvicrës, është zhvilluar në Akademinë e St. Gallenit, ku i ka kaluar të gjitha grupmoshat.

Hapin e madh në karrierë, debutimin me ekipin senior, e bëri në vitin 2019.

Që nga ajo kohë, Fazliji ka zhvilluar 87 ndeshje në Superligë dhe nëntë të tjera në Kupë të Zvicrës.

Edhe Fazliji do të kthehet te St. Galleni Sport Fazliji do të kthehet te St. Galleni

Ka kontribuuar me pesë gola e me një asistim. 14 ndeshje i ka të luajtura me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për sfidën e re te St. Pauli. Lëvizja drejt Hamburgut dhe ligës së re është hap i madh për mua pas tetë vjetësh te St. Galleni, por klubi më paraqiti një plan shumë të mirë. Stili aktiv i lojës më përshtatet shumë mirë. Mezi pres që të jem pjesë e këtij ekipi të ri me shumë kualitet. Dua që të kontribuoj në suksesin tonë kolektiv sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Fazliji për faqen zyrtare të klubit.

St. Galleni, që bën gara në elitën e futbollit zviceran, sipas gazetës së madhe “Bild”, do të përfitojë 800 mijë euro për transferimin e Fazlijit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Mediat në Gjermani njoftojnë se ai do të përfitojë rreth 600 mijë euro pagë vjetore.

Edhe Fazliji në prag të kthimit te St. Galleni Sport Fazliji në prag të kthimit te St. Galleni

St. Pauli e nis kampanjën e re të edicionit të ri të Bundesligës 2 në shtëpi të shtunën, me takimin ndaj Nurnbergut. Dueli nis në orën 13:00.

Fazliji nuk pritet të paraqitet në këtë ndeshje.