Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji, nuk u përshtat te St. Pauli në Bundesliga 2 dhe do të kthehet te St. Galleni në Zvicër.
Fazliji është i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës. Përfaqësuesja do ta zhvillojë edhe një ndeshje, kundër Bjellorusisë në Budapest të hënën.
Sipas raportimeve në Zvicër, Fazliji nuk do të udhëtojë në Hamburg pas ndeshjes, por në Cyrih dhe më pas në St. Gallen për t’i kryer testet mjekësore.
Nëse gjithçka është në rregull, Fazliji do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, me opsionin e vazhdimit.
Fazliji u transferua nga St. Galleni te St. Pauli në qershor të vitit të kaluar për 450 mijë euro.
Edhe
Fazliji kthehet në stërvitje
Në pjesën e parë të edicionit me trajnerin Timo Schultz, Fazliji luajti 12 ndeshje në Bundesliga 2, ndërsa në pjesën e dytë të kampionatit me Fabian Huerzelerin, vetëm shtatë.
Në dy ndeshjet e fundit nuk ishte fare pjesë e skuadrës.