Betim Fazliji tërë karrierën e ka kaluar në futbollin zviceran te skuadra e St. Gallenit.
Me ekipin senior të skuadrës së elitës së futbollit zviceran kishte zhvilluar 97 ndeshje, ku kishte shënuar pesë gola e një asistim. Futbollisti i Kosovës, Fazliji, në verën e vitit të kaluar u largua nga futbolli helvetik për t’iu bashkuar St. Paulit në Bundesliga 2, rangun e dytë të futbollit gjerman.
Ai nuk gjeti hapësirat e kërkuara në Gjermani. Luajti në 19 ndeshje, por me 562 minuta në total. Dhe në verën e këtij viti, Fazliji pritet të ndryshojë sërish ambient, e të rikthehet sërish në elitën e futbollit të Zvicrës. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i St. Paulit, Andreas Bornemann.
“Betimi nuk është i kënaqur me situatën dhe na ka njoftuar për këtë”, ka thënë Bornemann, shkruan gazeta gjermane “Kicker”. Fazliji 24-vjeçar është qendërmbrojtës, por luan edhe në rolin e mesfushorit defensiv.