St. Pauli është afër zyrtarizimit të Betim Fazlijit nga skuadra e St. Gallenit.
Kështu ka shkruar të enjten sajti “transfermarkt”.
23-vjeçari tashmë ka arritur në Hamburg, ku edhe do t’i kryejë testet mjekësore.
Transferimi i përfaqësuesit të Kosovës mund t’i kushtojë skuadrës së Bundesligës 2 800 mijë euro. Fazliji pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare deri në vitin 2025 dhe pritet të përfitojë rreth 600 mijë euro pagë vjetore. Edhe Genoa ishte e interesuar për të, por vetëm në formë huazimi.
Mbrojtësi i ri shihet si përforcim i madh i mbrojtjes, pasi mund të luajë edhe në pozita të tjera.
Shpeshherë te klubi zviceran dhe te Kosova Fazliji ka luajtur edhe si mesfushor defensiv.
Edhe
Fazliji kthehet te St. Galleni
Ai ka kontratë me St. Gallenin deri në vitin 2024.
Ka zhvilluar 97 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e parë të St. Gallenit. Në Superligën e Zvicrës ka pesë gola të shënuar në 87 paraqitje.
Te St. Pauli luan edhe Leart Paqarada, lojtari tjetër i Kosovës.