San Antonio Spurs e ka përfunduar serinë e ndeshjeve pa fitore në Cleveland Cavaliers, dhe në ballafaqimin e fundit, i ka mposhtur “Kalorësit”, 110:94.
LaMarcus Aldridge shënoi 27 pikë, Danny Green shtoi 22 të tjera, dhe Spurs fitoi për herë të parë pas katër humbjeve, raporton Sporti në KTV. Skuadrës së Cleveland Cavaliers nuk i ndihmoi as loja e mirë e LeBron James që për pak sa nuk arriti triple-double me 33 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime.
Vendimtare në këtë fitore ishte periudha e katërt, ku Spurs tregoi paraqitje të shkëlqyer në fazën e sulmit dhe basketbollistët e këtij ekipi ishin më të saktë sidomos nga vija për tri pikë. Për Clevelandin kjo ishte humbja e 24-tërt, derisa ka 33 fitore dhe pozicionohet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.