Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Curry shënon 40 pikë në fitoren ndaj Clevelandit

Stephen Curry ka shënuar 40 pikë, 20 prej tyre në çerekun e fundit. Curry ishte edhe basketbollisti më meritor që Golden State Warriors arriti të fitojë ndaj Cleveland Cavaliers, 104:89.

“Luftëtarët” e nisën periudhën e fundit me 13 pikë disavantazh, por 12 minutat e fundit i fituan me rezultatin 36:8 për ta përmbysur rezultatin e për të arritur fitore. Skuadra e Golden Statet i ka rezultatet më të mira në NBA aktualisht, me 13 fitore e dy disfata.

Jimmy Butler realizoi 32 pikë në ndeshjen tjetër që u fitua nga Miami Heat ndaj Washington Wizards, 112:97. Ishte fitorja e katërt rresht për Miamin, që tani është në krye të Konferencës së Lindjes me 11 fitore e 5 humbje.

Philadelphia 76ers fitoi ndaj Denver Nuggets 103:89 dhe e ndali serinë e pesë ndeshjeve pa fitore. Memphis Grizzlies mposhti LA Clippersin 120:108, Minnesota Timberwolves siguroi fitoren 115:90 kundër San Antonio Spurs, ndërsa Utah Jazz triumfoi përballë Toronto Raptors, 119:103.