Harry Kane realizoi golin e tij të 250-të me Tottenhamin që fitoi me vështirësi ndaj Wolverhamptonit.
Tottenhami të shtunën triumfoi me rezultatin 1:0 ndaj Wolvesit në kuadër të xhiros së tretë të Premier Leagues.
Sulmuesi i Anglisë ishte më së miri i vendosur në zonën e kundërshtarit dhe nga afërsia nuk pati telashe për ta shtyrë topin në rrjetë.
Tottenhami njëherësh u bë edhe ekipi i pestë që shënon një mijë gola në shtëpi, qëkur u formua Premier League në vitin 1992.
Kane tani ka 185 gola vetëm në Premier League për Spursin dhe e kalon Sergio Agueron që me Manchester Cityn kishte realizuar 184 gola në këtë garë, me një klub të vetëm.
Tottenhami në tri ndeshje ka arkëtuar shtatë pikë.