Harry Kane e ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Tottenhamit përballë Portsmouthit të shtunën në rrethin e tretë të Kupës FA.
Kane realizoi në minutën e 50-të për fitoren 1:0.
Me golin e shënuar, ai i afrohet rekordit të Jimmy Greaves, si golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës së Tottenhamit.
Tani Kane ka 265 gola të realizuar me Spursin, vetëm një më pak se legjenda Greaves.
Në rrethin tjetër të garës kaloi edhe Leicester City, pasi fitoi në udhëtim te Gillinghami, 1:0.
Golin e fitores e realizoi Kelechi Ihenacho, në minutën e 56-të.