Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spurs pa yjet shkel Miami Heat

Trajneri i San Antionio Spurs, Gregg Popovich, vazhdimisht është pyetur se kur do të kthehen nga lëndimet titullarët në formacion, Kawhy Leonard dhe Tony Parker, ndërsa përgjigja e tij ka qenë se ata do të luajnë kur të jenë të gatshëm.

Dhe mënyra se si Spurs e ka filluar këtë fillim sezoni, nuk ka nevojë edhe për yjet e përmendur, transmeton KTV.

Në top formë te skuadra e San Antionios në ndeshjen e fundit të fituar përballë Miami Heat 117:100, ishte LaMarcus Aldridge që shënoi 31 pikë.

Paraqitje të mira mbi parket për Spurs që fillon me seri 4:0 për dy sezone rresht, pati edhe Danny Green e Manu Ginobili që realizuan 15 respektivisht 14 pikë.