Gregg Popovich theu rekord për numrin e fitoreve të arritura në sezonin e rregullt të ligës NBA.
San Antonio Spursi, skuadra që ai e drejton, mposhti Utah Jazzin me rezultatin e ngushtë, 104:102.
Ishte fitorja e 1336-të në karrierën e Popovichit si trajner, ndërsa në këtë statistikë e kalon legjendën Don Nelson për totalin e fitoreve.
73-vjeçari, i cili e drejtoi Spursin drejt pesë titujve në ligën NBA, tha se ky rekord është “testament për shumë njerëz”.
“Basketbolli është sport ekipor”, tha ai. “Të gjithë ne kemi të bëjmë me këtë rekord. Nuk është i imi, është i joni”, u shpreh Popovich.
Edhe
Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së
Kjo fitore u festua në shtëpi, në praninë e tifozëve të skuadrës, të cilët përkrahën trajnerin i cili e mori drejtimin e Spursit në vitin 1996.
Dejounte Murray ishte lider i Spursit me 27 pikë, ndërsa Jakob Poeltl shtoi 15 pikë e 11 kërcime.
Gary Trent Jr shënoi 42 pikë, përfshirë tetë trepikësha, ndërsa Toronto Raptors triumfoi ndaj Phoenix Suns, 117:112. Paskal Siakam shtoi 25 pikë e 10 kërcime për Raptors.
Boston Celtics mposhti skuadrën Detroit Pistons 114:103 dhe ishte fitorja e pestë rresht. Jayston Tatum ishte lider në fitore me 31 pikë.
Edhe
New York Knicks fiton në NBA Cup
Miles Bridges realizoi 26 pikë dhe ishte lider në listën e koshashënuesve te Charlotte Hornets, që mposhti New Orleans Pelicans, 142:120. Ishte humbja e katërt rresht për Pelicans.
Ndërkohë, Memphis Grizzlies me rikthim të rezultatit, fitoi ndaj New York Knicks, 118:114.