Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State një fitore larg fazës së re

Kevin Durant shënoi më së shumti pikë për skuadrën e tij Golden State Warriors, 26 në total, dhe arriti që me shokë ta mposhtë San Antonio Spurs në Play-Off, e tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta kaluar fazën e parë.

Të vetmet gjëra negative në këtë përballje për “Luftëtarët” ishin dy momente, kur fillimisht Durant e lëndoi thembrën e këmbës së majtë dhe më pas Shaun Livingston thembrën e të djathtës në çerekun e katërt. Durant u largua nga ndeshja kur Warriors ishte 15 pikë epërsi.

Trajneri i skuadrës Steve Kerr, tha pas ndeshjes se të dy kanë zgjatje, por se do të jenë mirë për ndeshjet tjera. Spurs në ndeshjen e tretë luajti pa trajnerin Gregg Popovich, gruaja e të cilit ndërroi jetë të mërkurën.

LaMarcus Aldridge për San Antonion shënoi dyshifror të dyfishtë prej 18 pikësh e 10 kërcimesh.