Kevin Durat shënoi 14 pikë rresht për Golden State Warriors, dhe Draymond Green realizoi dy pikësh 1 minutë e 33 sekonda pa përfunduar ndeshja, për t’i ndihmuar “Luftëtarëve” në fitoren e ngushtë përballë San Antonio Spurs, 110:107.
Vendësit edhe në këtë përballje e humbën yllin Stephen Curry, i cili pësoi lëndim në thembër, në minutën e tretë të përballjes.
Durant ishte më i miri te Warriors me 37 pikë, që e mposhtë San Antonion për herë të tretë rresht këtë sezon, dhe për herë të katërt gjithsej.
Te Spurs më i miri në parket ishte LaMarcus Aldridge me 30 pikë, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen e 28-të të sezonit.