Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni “shkel” New Yorkun

Kevin Durant në superformë sidomos në çerekun e katërt me 25 pikë nga 41 sa i pati në gjithë takimin, mjaftuan për t’i ndihmuar skuadrës së tij Golden State Warriors në fitoren 128:100 ndaj New York Knicks.

Për kampionin e NBA ligës amerikane, kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë ndeshjet hapëse të sezonit. Stephen Curry ishte ndihmesë e madhe po ashtu në fitoren e “Luftëtarëve” me 29 pikë.

Knicks nuk po kalon formë të mirë sivjet dhe i ka humbur pesë ndeshje rresht, vetëm të parën e ka fituar.

24-pikët e Tim Hardaway Jr., nuk ishin të mjaftueshme për ekipin e tij që ta shmangë humbjen.

Artikuj të ngjashëm