Snajperisti Stephen Curry shënoi 17 pikë nga 32 në total vetëm në çerekun e tretë dhe shtoi edhe shtatë asistime e gjashtë kërcime, për t’i dhënë tjetër fytyrë Golden State Warriors në pjesën e dytë, në fitoren ndaj New York Knicks 123:112.
Kevin Durant shtoi 14 pikë të tjera, 14 asistime më së shumti në karrierë, dhe dy bllokada, para se të largohej nga loja 2:50 sekonda pa përfunduar ndeshja për shkak të teknikut të dytë të pranuar.
Nga ana tjetër, Michael Beasley realizoi 21 pikë dhe Courtney Lee kontribuoi me 20, por nuk dolën të mjaftueshme dhe New Yorku pësoi humbje për herë të tretë në katër ndeshje.
Artikuj të ngjashëm