Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Sportsmail” shkruan për futbollistët më të dalluar për momentin

“Sportsmail” shkruan për futbollistët më të dalluar për momentin

Sulmuesi që e donë të gjithë, mbrojtësi i Liverpoolit me këmbët magjike dhe djaloshi i cili thuajse është i gatshëm të jetë pasues i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, është titulli për lojtarët më të dalluar të grupmoshës U23, i publikuar nga “Sportsmail”.

Arthur i Barcelonës është i 10-ti në listë dhe cilësohet si zëvendësues i Xavit dhe Iniestas në mesfushën e ekipit. Ka lëvizje të bukura në fushën e lojës, dhe shihet si aset i çmuar për “Blaugranan”, transmeton KTV.

Pas tij renditet Dele Alli i Tottenhamit, i cili ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka qenë vendimtar në ngjitjen e Spursit në tabelë.

Vinicius i të padiskutueshmëve të Evropës, Real Madridit, e ka talentin dhe në krah është i padiskutueshëm me lëvizjet dhe shpejtësinë që e posedon dhe është vetëm 19-vjeçar.

Edhe Dhjetë favoritët për “Këpucën e Artë” Botërori 2026 Dhjetë favoritët për “Këpucën e Artë”

Juventusi e ka zgjedhur problemin e mbrojtjes për shumë vjet me transferimin e Matthijs de Ligtit që erdhi në verë nga Ajaxi. Një ditë mund të vijë në nivelin e Virgil van Dijk, pse jo edhe ta kalojë atë.

Edhe Atletico Madridi e ka një yll në ekip. Është portugezi Joao Felix, që pritet të bëhet emër i madh në dekadën që vjen, e që duhet të ketë vëmendje të veçantë.

Nëse Arthur meriton duartrokitje te Barcelona, Frenkie de Jong meriton edhe më shumë. Me Ajaxin në sezonin që shkoi, De Jong tregoi shkëlqimin e tij, kontrollën e mirë të topit dhe driblimet e jashtëzakonshme.

Nuk mund të mungojë në këtë listë mbrojtësi i krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold, 21-vjeçari i Liverpoolit. Që nga fillimi i edicionit të kaluar, Arnold ka 19 asistime, më shumë se çdo futbollist tjetër në Premier League.

Në Top 3-she është Erling Haaland i Salzburgut. Është vetëm 19-vjeçar, por në 22 ndeshje ka shënuar plot 22 gola, duke lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar tetë herë në gjashtë ballafaqime.

Edhe Ousmane Dembele, fitues i Topit të Artë Futboll Ousmane Dembele, fitues i Topit të Artë

Jadon Sancho tash e një kohë të gjatë e ka treguar talentin e tij me Borussia Dortmundin. Përveç me klubin e tij, Sancho ka rol kyç edhe në formacionin e përzgjedhësit të Anglisë, Gareth Southgate.

Vendin e parë e zë kush tjetër pos Kylian Mbappes. Francezi 20-vjeçar i PSG-së dhe fitues i Botërorit, është talenti që e zë vendin e parë në këtë listë. Ka regjistruar numra të frikshëm në gola të realizuar e në paraqitje. Në 176 lojë në nivel të seniorëve, Mbappe ka shënuar plot 108 gola, ndërsa sivjet ka 17-të në po aq ndeshje. E ardhmja pasi të pensionohen Messi e Ronaldo, mund të drejtohet kah francezi i jashtëzakonshëm.