Triumfi në kupën e vendit, promovimi në elitë, debutimi në garat evropiane dhe sfida për titullin e kampionit në tre edicione – mund të konsiderohet si një periudhë e suksesshme sipas të gjitha standardeve të një ekipi futbolli.
Në fakt, kjo është e gjithë historia e Sporting Fingal FC, një ekip irlandez që u shua aq shpejt sa arriti, shkruan BBC, transmeton KOHA. Vetëm 965 ditë i ndanë ndeshjet e para dhe të fundit të një ekipi që u krijua si klub i komunitetit pas një takim rasti me Niall Quinnin dhe një anëtar të këshillit të qarkut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiam Buckley – trajneri i vetëm i Sporting Fingal – dhe sekretari John O’Brien ndihmuan në themelimin dhe ngritjen e klubit. Shaun Williams, i cili tash është reprezentues i Republikës së Irlandës luajti për Sporting Fingal dy sezone, kurse Ger O’Brien, vajza e të cilit lindi në ditën që klubi u shua, ishte pjesë e ekipit në edicionin final. Ata shpjegojnë se si klubi kishte nisur nga zeroja dhe si gjithçka u prish brenda dy javëve.
Si filloi gjithçka
John O’Brien ishte duke punuar me Këshillin e Qarkut në Fingal kur u takua me kryetarin e atëhershëm të ekipit anglez, Sunderland, Niall Quinn për një projekt të komunitetit.
Me anë të një “bisede rastësore”, ai përmendi që Fingal - i cili ndodhet rreth 24 kilometra në veri të qendrës së qytetit të Dublinit - ishte një zonë me rritje të shpejtë me një popullsi të re prej 300 mijë banorëve dhe do të ishte mirë sikur të kishin një ekip futbolli. Quinn e vendosi O’Brienin në kontakt me ish-reprezentuesin e Republikës së Irlandës, Buckley, i cili kishte një ide të ngjashme kur ishte menaxher i skuadrës Shamrock Rovers.