Sulmuesi Eldor Shomurodov do të jetë përforcimi i fundit te Spezia në afatin kalimtar të dimrit. Kapiteni i Uzbekistanit është prezantuar të hënën te Spezia, ekip të cilit iu bashkua nga Roma.
27-vjeçari është huazuar te Spezia deri në fund të sezonit pa opsionin e blerjes.
Spezia për huazimin e tij ka paguar 1.5 milionë euro, ndërsa Shomurodov pritet të debutojë të enjten në ndeshjen kundër Empolit. Shomurodov ka kontratë deri në vitin 2026 me Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Rostovi i Rusisë.
Ai këtë sezon ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje për Romën, ndërsa edicionin e shkuar ishte i huazuar te skuadra e Genoas.