Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spezia e Verona luajnë ndeshje plejauti

Humbja 2:1 nga Roma ka bërë që Spezia të luaj ndeshje të plejautit në tentim për të mbetur në Serie A.

Spezia e ka përfunduar kampionatin në pozitën e 17-të me 31 pikë. Verona në pozitën e 18-të po ashtu i ka 18 pikë.

Këto dy skuadra do të luajnë një ndeshje plejauti, në terren neutral, për të caktuar se cila mbetet në Serie A e cila bie në Serie B. Cremonese e Sampdoria tashmë janë larguar nga Serie A.

Edhe Verona pësoi në xhiron e fundit të kampionatit italian. Humbi 3:1 nga Milani.

Artikuj të ngjashëm