Brescia ka rënë në Serie C pasi është dënuar me heqjen e tetë pikëve nga Federata e Futbollit e Italisë për shkak të thyerjes së rregullave financiare.
Si rezultat i dënimit të Brescias, Sampdoria do të ketë tjetër shans për mbetje në kategorinë e dytë nëpërmjet plejautit.
Sampdoria, që përfundoi në vendin e 15-të në Serie B, e shmangu rënien falë goldallimit më të mirë se Frosinone e vendit të 16-të.
Presidenti i klubit të Brescias, Massimo Cellino, dhe drejtori menaxhues, Edoardo Cellino, janë dënuar me nga gjashtë muaj mosushtrim të detyrës.
Tri skuadrat e fundit në Serie B bien automatikisht në kategorinë e tretë.
Vendi i 16-të dhe i 17-të luajnë në plejaut për mbetje në Serie B.
Largimi i Brescias do të thotë se Frossinone e ka siguruar qëndrimin në Serie B, ndërsa Salernitana do të luajë ndaj Sampdorias në ndeshjen vendimtare.
Ndeshja e parë e plejautit pritet të luhet më 15 qershor.