Ish-kampionia e Italisë dhe finalistja e Kupës Evropiane, Sampdoria, ka rënë për herë të parë në kategorinë e tretë italiane.
Ky klub i njohur italian është themeluar 78 vjet më parë, ndërsa humbi gjasat për mbetje në Serie B pas barazimit pa gola me Jue Stabian, të martën.
Sampdoria e kishte fituar titullin e kampionit në Serie A në vitin 1991. Ishte periudhë e artë e këtij klubi. Gianluca Vialli dhe Roberto Mancini po “terrorizonin” mbrojtjet e skuadrave tjera italiane.
Por Sampdoria dështoi të fitojë trofe që kur triumfoi në Kupën e Italisë në vitin 1994.
Pas largimit nga Serie A në vitin 2023, kjo skuadër do të garojë në Serie C në edicionin e ardhshëm.