Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spence triumfon në meçin e tij të parë, që kur u përfshi në aksident trafiku

Boksieri amerikan Errol Spence Jr ka mbrojtur titujt e botës në versionet WBC dhe IBF në peshën velter, duke triumfuar mbrëmë në Dallas me vendim unanim ndaj Danny Garcias.

Për Spence Jr ishin meçi i parë që kur pësoi aksident trafiku 14 muaj më parë, në të cilin gatisa nuk e humbi jetën.

Dy nga gjyqtarët e poentimit e vlerësuan luftën 116:112 në favor të Spencet ndërsa një tjetër 117:111 në favor të favor të kampionit po ashtu.

Spence 30-vjeçar në boksin profesionist ka 27 fitore nga po aq meçe, prej tyre 21 me nokaut.