Lojërat Mesdhetare dhe organizata përgjegjëse për to, po humbin gjithnjë e më shumë në rëndësi.
Por, ndonëse Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) është organizatë dukshëm më e vogël se për shembull Komiteti Olimpik Ndërkombëtar apo Komiteti Olimpik Evropian, Kosovës prej fillimit i janë shfaqur telashe me këtë organizatë apo me çështjet që kanë të bëjnë me Lojërat Mesdhetare, shkruan sot Koha Ditore.
Pasi Kosova u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në shumë asociacione të tjera të fuqishme të sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës aplikoi edhe për pranim në ICMG.
Dhe vendimi i kësaj organizate ishte i papritur - kërkesa e Kosovës u refuzua, ndonëse pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar pritej të ishte vetëm formalitet. Anëtarët e ICMG-së, shumë vende që nuk e njohin Kosovën si shtet, votuan kundër pranimit të Kosovës në gusht të vitit 2015...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kosova prezanton kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare
-
Kosova mund të bëhet organizatore e Lojërave Mesdhetare
-
Spanja ua jep vizat kosovarëve për Lojëra Mesdhetare
-
BE arsyeton shqetësimin për Ligjin për Lojërat Mesdhetare
-
Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare