Komiteti Olimpik Spanjoll më në fund do të ndajë vizat për anëtarët e delegacionit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, pasi qeveria e Mariano Rajoy u përpoq të ndalonte kosovarët.
Sipas Rac1, qeveria spanjolle ka dërguar një letër drejt Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duke konfirmuar se do të pranojë atletët e shtetit të Kosovës.
Konflikti u shkaktua nga Ministria e Sportit që refuzoi vizat për delegacionin e Kosovës. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e njeh Komitetin Olimpik të Kosovës, por Spanja nuk e njeh fare shtetin e Kosovës.
Në Lojërat Mesdhetare, që zhvillohen në Tarragona në fund të qershorit, janë regjistruar 26 shtete.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 40 sportistë të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”
-
Gazeta e Katalunisë shkruan për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”
-
IOC-ja paralajmëron Spanjën për pasojat nëse nuk jep viza për sportistët e Kosovës
-
Autoritetet në Spanjë përplasen për Kosovën
-
Spanja reagon, por s'e largon dot Kosovën nga Lojërat Mesdhetare