Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.
Me këtë rast Kosova do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve.
“Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore. Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova synon medalje në Lojërat Mesdhetare
-
Kosova do të përfaqësohet me 41 sportistë në Lojërat Mesdhetare
-
Këta janë 40 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare
-
Kjo është lista e sportistëve që përfaqëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare
-
Gazeta e Katalunisë shkruan për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”