Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja favorite mposht Finlandën me rikthim të rezultatit

Favoritja për ta fituar Kampionatin Evropian në konkurrencën e femrave, Spanja, ka fituar me rikthim të rezultatit përballë Finlandës, në ndeshjen hapëse të saj.

Në “Milton Keynes” të premten mbrëma, Spanja triumfoi ndaj Finlandës 4:1.

Finlanda e renditur në vendin e 28-të në ranglistën botërore e befasoi Spanjën duke shënuar pas vetëm 50 sekondave.

Lina Sallstrom shënoi pas pasimit që mori nga Anna Westerlund.

Spanja më pas dominoi dhe me posedim të topit. Barazoi shifrat nëpërmjet kapitenes Irene Paredes, në minutën e 26-të.

Aitana Bonmati në minutën e 41-të e kaloi Spanjën në epërsi pasi shënoi me kokë.

Edhe Spanja fiton ndaj Japonisë me rikthim të rezultatit Paris 2024 Spanja fiton ndaj Japonisë me rikthim të rezultatit

15-të minuta para fundit, Lucia Garcia Cordoba shënoi për 3:1 me kokë po ashtu, ndërsa Mariona Caldentey në minutën e pestë të kohës shtesë, vulosi rezultatin final nga pika e bardhë.

Gjermania në ndeshjen tjetër fitoi 4:0 ndaj Danimarkës.

Gjermania dhe Spanja janë liderë të Grupit B me nga tri pikë. Pa pikë janë Finlanda dhe Danimarka.