Trajneri i Interit, Luciano Spalletti thotë se ekipi i tij nuk arriti që sonte të tregonte dallimin në kualitet ndërmjet dy ekipeve.
Interi barazoi në shtëpi ndaj Sassuolos me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net. Derisa nga humbja Interin e shpëtoi portieri Samir Handanoviq me dy pritje të jashtëzakonshme.
“Ishte një ndeshje e komplikuar sepse Sassuolo luajti shumë mirë. Ndonjëherë arritëm të fitonim topin shpejtë, por ashtu edhe e humbnim. Thjeshtë nuk treguam diferencën në kualitet ndërmjet dy ekipeve”, është shprehur Spalletti për DAZN.
Artikuj të ngjashëm