Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalleti kërkon ta mposhtë Interin

Foto: Reuters

Trajneri i Napoli, Luciano Spalleti, ka folur për derbin në Serie Andaj Interit. Skuadra napolitane është në garë për titullin e kampionit së bashku me Interin.

Trajneri Spalleti beson se ekipi i tij ka forcën e duhur për të arritur rezultat pozitiv në këtë takim.

“Është mirë të theksojmë se qëllimi ynë ishte të mbetnim në garë për të qenë në top katërshe dhe për të hyrë në Ligën e Kampionëve. E dimë që duke fituar këtë ndeshje, do të shkonim drejt një objektivi tjetër”, deklaroi Spalleti.

Në këtë takim nga minuta e parë pritet jetë edhe mbrojtësi Amir Rrahamni.

Interi është lider me 53 pikë, një më shumë se Napoli. Por kampioni në fuqi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.