Trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka thënë se kualifikimi në fazën tjetër të Ligës së Evropës është plotësisht në duart e ekipit të tij.
Roma pësoi ndaj Lyonit në përballjen e parë me rezultatin 4 me 2, dhe tani Spalletti kërkon që në Stadio Olimpico të arrihet përmbysja e rezultatit, transmeton Koha.net.
“Nuk mund të marrim vendime të gabuara. Kualifikimi është aty për ne që ta kapim. Nuk duhet të frikësohemi, jam shumë i bindur se lojtarët duan të jenë yjet e mbrëmjes. Djemtë janë shumë të matur dhe do të bëjnë një analizë të saktë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat. Kemi nevojë për diçka të veçantë. Kemi rezultat të keq nga ndeshja e parë, por duhet të shikojmë anën pozitive, pasi nëse do të humbnim 1-0 atëherë patjetër kemi pasur nevojë që të shënojmë dy gola, prandaj kjo është rruga që kemi”, është shprehur Spalletti.
-
Spalletti flet për triumf në Evropian
-
Darkat, dronët dhe aplikacionet: Plani i Spalletit për ta përmirësuar Italinë pas kualifikimit në Evropian
-
Spalletti i bindur në kualifikimin e Italisë në “Euro 2024”
-
Pioli beson se Milani do të shënojë fitoren e parë në Champions
-
Pioli kërkon fitore ndaj Atletico Madridit