Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka deklaruar se është shumë i bindur se Mauro Icardi mund të qëndrojë gjithë karrierën e tij tek Interi, përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një kalim te Real Madridi.
Marca gjatë kësaj jave kishte raportuar se Real Madridi është vënë pas shërbimeve të argjentinasit, që shihet zëvendësues ideal i Karim Benzemas, transmeton Koha.net.
“Kush nuk e do Icardin? Nëse më pyetni mua, të gjithë e duan atë. E shoh se ai është i dashuruar totalisht në Interin. Kur flas me të mund ta ndjej: qyteti, bashkëlojtarët, klubi, fansat... ai është i lidhur me këto në mënyrë shumë të fortë. Jam jashtëzakonisht i bindur se ai mund të qëndroj tek Interi përgjithmonë”, është shprehur ai, raporton Football Italia.
Interi mbetet i pamposhtur në 13 xhiro, ndërsa është dy pikë prapa liderit Napoli, kurse Icardi është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme, me 13 gola të shënuara deri më tani.