Trajneri i zikaltërve ka folur për transferimin më të ri të klubit.
Borja Valero tashmë mund të quhet lojtar i Interit dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i klubit, Luciano Spalletti, i cili beson se Borja Valero do të jetë i suksesshëm te Interi, transmeton kp.
“Borja Valero ka një stil të veçantë dhe këtë e vërteton në çdo lojë”, tha Spalletti.
“Ai nuk do të ndryshojë për Interin. Duke pasur një lojtar të atij tipi do të thotë shumë për mua. E njoh shumë mirë dhe jam i sigurt se do të mirëpritet nga gjithë interistat”, shtoi Spalletti.
Borja Valero tashmë gjendet në Milano. Sipas Gianluca Di Marzio Interi do të derdhë 5.5 milionë euro në arkat e Fiorentinës për kartonin e mesfushorit spanjoll.