Eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, e ka konfirmuar lajmin për qëndrimin e Nicolo Barellas tek Interi.
Ai pritet të nënshkruajë së shpejti kontratën e re edhe për pesë vjet tjera me skuadrën “nerazzurre”, e që do të përfshijë edhe ngritjen në pagë.
Sipas Romanos, lajmet se Liverpooli ka hapur negociata me përfaqësues të tij kanë qenë të pavërteta.
“Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes së re me Barellan”, ka thënë edhe shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta.