Luciano Spalleti e ka përshkruar mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan si “bishë të rrallë” dhe se po t’i kishte dhjetë të tillë romakët do të kishin një skuadër shumë të fortë.
Belgu është në një formë të jashtëzakonshme në javët e fundit, duke realizuar pesë gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshjet e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e vështirë për t’i gjetur mbiemër apo t’i bëj krahasime”, ka thënë Spalleti në konferencën për media para ndeshjes me Lazion.
“Ai mund të jetë evolucion i një specie të futbollit. Po t’i kishim 10 Naingolana do të kishim një ekip të fortë, pa marrë parasysh rolin në fushë”, ka shtuar trajneri italian.
“Nainggolan adaptohet në gjithçka. Nëse e pyesni të bëni diçka ai e kupton dhe vazhdon punën. Është sikur të keni benzinë edhe për 10 kilometra, pastaj me rezervë ai ec edhe dy kilometra. Ai adaptohet në shumë role”.
“Mund të driblojë, mund t’i kalojë dhjetë lojtarë... është bishë e rrallë”.