Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e hapur për shitjen e Nainggolanit

Raportohet se Roma është e hapur për shitjen e mesfushorit Radja Nainggolan gjatë afatit kalimtar të verës.

Il Tempo raporton se drejtori sportiv i Romës, Monchi ka vendosur që ta shesë belgun, ndërsa për të ka shprehur interesim Interi, transmeton Koha.net.

Tek Interi ai mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Luciano Spalletti.

Për të kanë shprehur interesim më parë edhe disa klube angleze.