Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan: Nuk dua të flas për Scudetton

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka folur rreth ecurisë së skuadrës në Serie A.

Nainggolan ka komentuar momentin e mirë që po kalojnë verdhekuqtë në kampionatin italian, por ka refuzuar të përmendë fjalën ‘titull’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Belgu ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Eusebio Di Francesco, në këto muaj të parë në krye të Romës, por edhe angazhimin e shokëve të tij të ekipit për të dhënë maksimumin, transmeton KP.

“Po kalojmë një moment mjaft të mirë, duke fituar disa takime radhazi”, ka thënë fillimisht Nainggolan. “Në javët e fundit kemi treguar se mund të përballemi si të barabartë edhe me ekipe të elitës evropiane, siç është Chelsea, Atletico Madrid, apo Napoli”.

“Gjithsesi, nuk dua që kurrsesi të përmendet fjala ‘titull’, sepse është ende herët. Ne duhet të jemi të preokupuar vetëm për të fituar vazhdimësi në lojë dhe rezultate, sepse tani nuk është koha për të bërë llogari”, ka shtuar ai.