Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco nuk ishte i kënaqur me performancën e ekipit të tij ndaj CSKA Moskës.
Roma shënoi fitore prej 1 me 2 duke rritur gjasat për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
“Mund të bënim shumë më tepër në aspektin e performancës dhe mund të shënonim golin e tretë, sepse krijuam shanse. Nuk dua që kjo të ndodhë sërish, pasi ishim shumë të ngadaltë dhe të vetëkënaqur”, është shprehur ai për Sky Sport Italia.
Artikuj të ngjashëm