Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Francesco i pakënaqur me performancën e Romës

Eusebio Di Francesco pa paralajmëruar Romën se performancat e tillë, si sonte ajo ndaj Frosinones janë shumë të rrezikshme.

Roma arriti të marrë pikët e plota ndaj Frosinones falë golit të shënuar nga Edin Xheko në minutën e 95+5 të takimit, 2-3, transmeton Koha.net.

“Preferoj tjetërlloj performancash, por kjo është një periudhë shumë e vështirë e sezonit dhe gjithashtu edhe erërat e forta nuk ndihmuan që të kemi futboll të mirë”, u shpreh ai për Sky Sport Italia. “S’mund të vazhdojmë të bëjmë performanca të tilla. Bëmë shumë gabime dhe duhej t’i qaseshim ndeshjes më mirë, pasi rrezikuam të barazonim apo edhe të humbnim”.