Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti, ka komentuar golin e fitores të shënuar nga Amir Rrahmani. Goli i kapitenit të Kosovës i dha tri pikë Napolit të dielën në udhëtim te Fiorentina. Ai shënoi për rezultatin final, 2:1.
“Nëse e shihni, ishte Piotr Zielinski që nuk goditi për t’i lënë mundësin Rrahmanit të godas me kokë nga ndërprerja. Goli i Rrahmanit ishte një ndëshkim në stilin e Dortmundit”, deklaroi Spalleti.
Për Rrahmanin ky ishte goli i dytë këtë edicion me Napolin në katër paraqitje në Serie A.
Artikuj të ngjashëm