Krerët e Leicester Cityt i kanë ofruar kontratë të re, qendërmbrojtësit turk Caglar Soyuncu kanë njoftuar të hënën mediumet angleze. Mësohet se klubi anglez ka refuzuar të gjitha ofertat që i ka marrë për Soyuncun, të cilin dëshiron ta mbajë edhe për një kohë të gjatë në radhët e veta.
Soyncu ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023 por klubi tashmë i ka bërë gati kontratën e re deri në verën e vitit 2025, me rritje të pagës. Palët janë në negociata dhe pritet që brenda këtij muaji të përfundojnë me sukses. 24-vjeçari këtë edicion ka 15 paraqitje në të gjitha garat për Leicesterin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Freiburgu për 21 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm